Tërmeti trondit ishullin grek, çfarë paralajmërojnë shkencëtarët

schedule12:52 - 18 Prill, 2022

schedule 12:52 - 18 Prill, 2022

Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter ka goditur gjatë paradites së sotme ishullin e Kretës në Greqi. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti Heraklion, i cili edhe më parë është tronditur nga lëkundjet e tokës.

Mediat greke raportojnë vetëm për demë të vogla materiale, edhe pse një numër i madh qytetarësh kanë dalë të alarmuar në rrugë.

Lexo edhe: Në zonën ku ka shumë shqiptarë, sizmologu grek bën paralajmërimin për një tërmet të fortë: Mbi 6 rihter

Zona goditet shpesh nga tërmetet pasi ndodhet pranë një pllake tektonike. Më herët, sizmilogët grekë kanë paralajmëruar për një tërmet të fuqishëm që mund të godasë zonën duke parë rritjen e intensitetit të lëkundjeve gjatë muajve të fundit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!