Tërmeti tragjik, Meta anulon pritjen për 28 Nëntorin

schedule19:13 - 26 Nëntor, 2019

schedule 19:13 - 26 Nëntor, 2019

Për shkak të situatës së rëndë që po përjeton vendi si pasojë e tërmetit të fuqishëm janë anuluar një sërë aktivitetesh.

Edhe kreu i shtetit Ilir Meta njofton se ka anuluar Pritjen Shtetërore organizuar me rastin e ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë planifikuar për në datën 28 nëntor 2019 në orën 19:00, në Pallatin e Brigadave, Tiranë.

Nisur nga situata e rëndë e fatkeqësisë natyrore që goditi vendin tonë dhe që për fat të keq shkaktoi humbje jetësh të qytetarëve, plagosje dhe dëme të jashtëzakonshme materiale si dhe nga rëndësia prioritare e përqendrimit të të gjitha forcave e energjive për të përballuar pasojat katastrofike të kësaj tragjedie, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Ilir Meta ka vendosur të anullojë Pritjen Shtetërore organizuar me rastin e ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë planifikuar për në datën 28 nëntor 2019 në orën 19:00, në Pallatin e Brigadave, Tiranë’, njofton Presidenca.

Sakaq, ditën e sotme po ashtu kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj anuloi të gjitha aktivitetet që ishin lajmëruar me rastin e Pavarësisë dhe ditës së Çlirimit./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!