Ditën e sotme do të jepen masat e sigurisë për të gjithë personat e arrestuar, dhe që janë nën hetim për pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
Në një lidhje direkte për “Abc-ja e mëngjeist”, gazetarja Glidona Daci bëri me dije se pritet që për të gjithë personat të kërkohet masa “arrest me burg”.
Prokurorët e çështjes kanë dalë në konkluzionin se me anë të falsifikimit të dokumenteve, ka sjellë për pasojë vdekjen e 23 personave në Durrës.
Konkretisht pallati 6 katësh, ku humbën jetën katër anëtarë të familjes Reci, dhe tre të familjes Meçja është ndërtuar rreth viteve ‘90 dhe nuk mund të ngrejë një akuzë për pronarin por ka dyshimet të forta se pallati ka pasur dëmtime në tërmetin e 21 shtatorit dhe nuk janë marra masa.
Sa i përket pallatit tjetër 6 katësh në Durrës, ku humbën jetën dy gra prokuroria ka dalë në konkluzionin se pallati është shembur si pasojë e ndërhyrjes në katin e parë të objektit. Shtetasit, Artur dhe Anisa Terziu kishin hapur bar Barons, në katin e parë, duke dëmtuar kolonat dhe muret e pallatit. Në dosjen e prokurorisë që abcneës.al e ka siguruar të plotë, fajtorë dalin edhe zyrtarë ALUIZNI-t që legalizuan lokalin dhe të INUV.
Abcnews.al ka raportuar më herët se prokuroria do të kërkojë arrest me burg në gjykatë për personat përgjegjës,konkretisht Klajdi Lame, në cilësinë e Inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, Albrend Qetka, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës dhe Defrim Celami, në cilësinë e specialistit që ka kryer aktin e ekspertimit teknik.
Ndërkaq, e njëjta situatë është edhe për hotel “Mira Mare”. Ndërtimi i ndërtesës ka filluar në vitin 2005, ndërsa legalizimi është bërë në vitin 2018.
Po ashtu sa i takon objekteve të dëmtuara, prokurorët i kanë marë të gjitha masat dhe do të bëjnë edhe penalizimin e tyre, disa prej tyre janë të pabanueshëm./abcnews.al