Tërmeti shkatërrues në Turqi, ekipet e shpëtimit betejë më kohën

schedule08:24 - 31 Tetor, 2020

schedule 08:24 - 31 Tetor, 2020

Ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet për të kërkuar të mbijetuar në rrënojat  e ndërtesave të shembura në Turqinë perëndimore pas tërmetit që ndodhi dje pasdite në Egje dhe vrau të paktën 25 persona dhe plagosi më shumë nga 800, sipas të dhënave të deritanishme.

Numri i të vdekurve nga tërmeti deri tani ka shkuar në 27 përfshirë edhe dy adoleshentë që humbën jetën në ishullin grek, Samos.

Orët e para të së shtunës kërkimi përfundoi në tetë nga 17 ndërtesat që u shembën. Sipas informacionit zyrtar të autoriteteve turke, 25 persona humbën jetën, një nga mbytja, 804 janë plagosur dhe 71 persona u shpëtuan nga rrënojat, përcjell abcnews.al.

Media turke publikoi emrat e të vdekurve, ndërsa numri i të zhdukurve nuk dihet ende, përfshirë fëmijët e vegjël.

Pothuajse 16 orë pas tërmetit katastrofik, në orën 04.00 të mëngjesit, një 35-vjeçar u nxor  i gjallë në zonën e Bairakli, në rrënojat e një ndërtese të lartë.

Tërmeti, i cili vlerësohej të ishte shtatë në shkallën Rihter nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS), ndodhi pak para 13:00 në Egje, në jugperëndim të Izmirit, qyteti i tretë më i madh i Turqisë.

Turqia bën pjesë në zonë me sizmicitet të lartë. Vendi u godit nga një tjetër lëkundje e fortë në janar të këtij viti që la të vdekur 41 persona.

Ndërkaq, në vitin 1999, një tërmet me madhësi 7.4 tronditi Turqinë veriperëndimore, duke vrarë të paktën 17,000 njerëz , përfshirë rreth 1000 në Stamboll. g.v/abcnews.al