Tërmeti shkatërrimtar në Tibet, rritet numri i viktimave

schedule16:34 - 7 Janar, 2025

schedule 16:34 - 7 Janar, 2025

Ka shkuar në 126 numri i viktimave si pasojë e tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 7.1 ballë, që goditi Tibetin të martën.

Teksa 188 persona kanë mbetur të plagosur, punonjësit e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave, shkruan BBC.

Tërmeti me një thellësi prej 10 kilometrash, sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, u ndje edhe në Nepal dhe pjesë të Indisë, e cila është fqinje me Tibetin.

Tërmetet janë të zakonshëm në rajon, i cili shtrihet në një vijë të thyer gjeologjike, por ai i së martës ishte një nga më vdekjeprurësit në vitet e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!