Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Tërmeti riktheu panikun, sizmologu Ormeni tregon deri kur mund të kemi lëkundje

schedule17:12 - 29 Janar, 2020

schedule 17:12 - 29 Janar, 2020

Mbi 800 tërmete me magnitudë mbi 2 të shkallës Rihter kanë goditur Shqipërinë që pas 26 nëntorit të vitit të shkuar. Pasgoditje e tij ishte edhe tërmeti i së martës sipas sizmologut, Rrapo Ormeni i cili shpjegon se lëkundjet e tokës do të vijojnë ndonëse me intensitet më të ulët pasi vendi ka kaluar një periudhë me aktivitet të lartë sizmik.

“Paslëkundjet e këtyre tërmeteve vazhdojnë më disa muaj, deri tani kemi kaluar dy muaj, por ato vazhdojnë edhe në katër ose pesë muaj. Shpeshtësia ka qenë më e vogël”, thotë Ormeni.



Por tërmetet e regjistruara në vendin tonë nuk kanë lidhje me ato në Greqi dhe Turqi shpjegon sizmologu.

“Turqia ka tërmete të mëdhenj 7.1 deri në 7.9, kurse Shqipëria 6 dhe 6.9. Mekanizmi është i ndryshëm, janë tre pllaka që veprojnë, pllaka arabe, afrikane dhe ajo aziatike që i japin pllakës anatogene lëvizje drejt perëndimit. Pllaka anotogene është e madhe dhe ka dy thyerje të mëdha. Në ndyshim nga tërmetet e Shqipërisë është se këto thyrje janë me drejtime horizontale dhe tërmetet janë të cekët”, sqaron sizmologu.

Lëkundjet e tokës me magnitude 4.9 të shkallës Rihter kthyen edhe njëherë panikun tek banorët e Durresit dhe Tiranës. Tërmeti kishte epiqendër fshatin në Bubq të Fushë-Krujës dhe thëllësi 7 kilometra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!