Tërmeti që goditi Shqipërinë, Sizmologët: Më i forti pas 40 vitesh

schedule16:10 - 21 Shtator, 2019

schedule 16:10 - 21 Shtator, 2019

Tërmetin që goditi Shqipërinë pasditen e sotme sizmologët e konsiderojnë më të fortin pas atij të 15 Prillit të vitit 1979 në Shkodër.

Ai kishte një magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe ndjeshmëri prej 8 Ballësh në qytetin e Durrësit, në veri të të cilit është regjistruar dhe epiqendra.

Sizmologët thonë se pasgoditjet do të vijojnë ndërkohë u bëjnë apel qytetarëve për vëmendje.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!