Tërmeti/ Pallati u shpall i pabanueshëm në Bulqizë, banorët refuzojnë të lënë shtëpitë, ndërhyn policia

schedule11:10 - 17 Janar, 2023

schedule 11:10 - 17 Janar, 2023

BULQIZE – Ashtu sic u njoftua një ditë më parë në mbledhjen e shtabit të emergjencave, një prej pallateve në Bulqizë është shpallur i pabanueshëm për shkak të dëmtimeve të pësuara nga tërmeti i dy ditëve më parë me magnitudë, 4.7 righter.

Por mëngjesit e sotëm policia ka mbërritur në vendngjarje duke i vënë shiritat pallatit, pavarësisht vendimit, disa prej banorëve nuk kanë pranuar të dalin nga banesat e tyre, ndërsa disa prej familjeve kanë lënë shtëpitë duke marrë bonusin e qerasë.

Pallati 5 katësh ne lagjen Bulqizë e Re të qytetit të Bulqizës ndodhet në një zonë me erozion të lartë. Ai u dëmtua fillimisht nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, pastaj nga tërmeti i tetorit 2021 me epiqendër në Bulqizë.

Në këtë kohë pallati u shpall i pabanueshëm, dhe 10 familjeve iu dha bonus qiraje me vlerë 15 mijë lek (të reja) në muaj. Pjesa më e madhe e familjeve kanë dalë, vetëm 3 kanë mbetur që nuk kanë pranuar të dalin.

Nga tërmeti i fundit në Klos pallati ka pësuar dëmtime të tjera, ndaj sot Policia dhe Bashkia e Bulqizës po ndërhyjnë për të nxjerrë jashtë këto 3 familje. /abcnews.al