Vijon të rëndohet bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor. Sipas të dhënave më të fundit, numri i të vdekurve ka arritur në 4,734, ndërsa 16,740 persona kanë mbetur të plagosur.
Lëkundjet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 shkaktuan dëme të mëdha në zonat e prekura, duke shembur ndërtesa dhe duke lënë mijëra familje pa strehë. Autoritetet raportojnë se 17,907 persona janë zhvendosur, pasi banesat e tyre janë dëmtuar ose shkatërruar.
Sipas autoriteteve, afro 800 ndërtesa kanë pësuar dëmtime të rënda, ndërsa 189 prej tyre janë shembur plotësisht. Në terren vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ku ekipe vendase dhe grupe ndërkombëtare punojnë për të nxjerrë të mbijetuarit e mundshëm nga rrënojat.
Ndërkohë, Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara vlerëson se dëmet ekonomike të shkaktuara nga tërmetet i kalojnë 10 miliardë dollarët. Qeveria venezueliane ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet, pasi ekipet e emergjencës vijojnë kontrollet në zonat më të goditura.



