Tërmeti në Turqi, përfundon operacioni i kërkim-shpëtimit, 114 viktima dhe 1.035 të plagosur

schedule09:37 - 4 Nëntor, 2020

schedule 09:37 - 4 Nëntor, 2020

Kryetari i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Mehmet Güllüoğlu njoftoi se kanë përfunduar punimet e ekipeve të kërkim-shpëtimit në qytetin Izmir të Turqisë të goditur nga tërmeti me magnitudë 6.6 Rihter.

“Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar punimet. Falënderojmë secilin punonjës, vullnetar që ka kontribuar. Mirënjohjet tona më të përzemërta. Ndërsa vazhdojmë të punojmë intensivisht në lidhje me çështjet tjera”, shkroi Güllüoğlu nga Twitter.

AFAD njoftoi se deri më tani kanë humbur jetën 114 persona, janë lënduar 1.035 prej të cilëve 137 persona vazhdojnë të trajtohen në spitale, ndërsa 898 të tjerë janë rikuperuar plotësisht nga dëmtimet.

n.d./abcnews.al