Tërmeti në Turqi/ Njerëzit vendosen tollumbace në rrënoja për fëmijët që humbën jetën

schedule17:47 - 19 Shkurt, 2023

schedule 17:47 - 19 Shkurt, 2023

Të paktën 46,000 njerëz janë vrarë në tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë dhe numri pritet të rritet, rreth 264,000 apartamente në Turqi u shkatërruan dhe shumë njerëz ende të zhdukur ndërsa shpëtimtarët kërkojnë për shenja jete nën rrënoja.

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi arriti në 40,642, ndërsa Siria raportoi të paktën 5,800 të vdekur, një numër që ka mbetur i pandryshuar prej ditësh.

Një video e postuar në rrjetet sociale dhe konkretisht në Twitter po shkakton emocion. Balona shumëngjyrëshe u vendosen në rrënoja.

Kjo lëvizje e udhëhequr nga fotografi Ogun Sever Okur, është në nderim të të gjithë fëmijëve që humbën jetën në dy tërmetet vdekjeprurëse dhe po ashtu edhe atyre që kanë mbetur nën rrënoja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!