Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që ka goditur Turqinë dhe Greqinë, ku si pasojë deri më tani janë shembur disa ndërtesa dhe raportohet për disa të plagosur.
Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se është i tronditur pas lajmit për lëkundje të fuqishme të tërmetit në ishullin grek Samos dhe në Izmir.
Kreu i shtetit në reagimin e tij thekson se në këto momente të vështira Shqipëria do t’u gjendet pranë vendeve mike me të gjithë kapacitetet e mundshme të saj
“Thellësisht i tronditur nga tërmeti që goditi këtë mesditë ishullin grek të Samosit dhe preku rëndë edhe qytetin e Izmirit.
LEXO EDHE: VIDEO/ E frikshme, momenti kur rrëzohet pallati pas tërmetit në Turqi
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në 4 shtete, më së shumti në Turqi e Greqi, por edhe në Bullgari deri edhe në Shqipëri.
Ky është një moment solidariteti njerëzor dhe reflektimi për t’u qëndruar pranë familjeve të viktimave dhe autoriteteve të Turqisë dhe Greqisë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.
Unë dhe gjithë populli shqiptar u qëndron pranë popujve miq Turk dhe Grek, me urimin për të përballuar këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre.
Shqipëria do t’u gjendet pranë vendeve mike me të gjithë kapacitetet e mundshme të saj”, shkruan Meta./abcnews.al