Ka shkuar në 9 numri i të vdekurve nga tërmeti në Tajvan, ndërsa 934 të tjerë raportohen të plagosur. Sipas informacioneve, 127 persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Sipas Qendrës Sizmiologjike të vendosur në Taipei, lëkundja sizmike mund të cilësohet si një ndër më të fuqishmet në 25 vitet e fundit.
Dhjetëra ndërtesa janë shembur në kontenë Hualien, aty ku ndodhet dhe epiqendra e tërmetit.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Kinës për këtë katastrofë natyrore, e cila pasi shprehu ngushëllimet për autoritetet e Tajvanit, deklaroi se është gati të ndihmojë në përballimin e pasojave dhe me ekipe të ndihmës së shpejtë.
Sipas raportimeve, lëkundjet kanë qenë shumë të forta dhe kanë zgjatur për disa sekonda. Në Japoni, në shumë aeroporte, mes të cilëve dhe ai në Okinaua kanë pezulluar përkohësisht fluturimet, si masë paraprake.
Zonat bregdetare u evakuuan dhe në Filipine, ku autoritetet iu kërkuan banorëve të largohen, pasi dallgë të mëdha mund të përplasen në brigje.
/abcnews.al