Tërmeti në Myanmar/ Numri i viktimave mbi 3 mijë, rritet edhe numri i të plagosurve

schedule11:45 - 5 Prill, 2025

schedule 11:45 - 5 Prill, 2025

Numri i viktimave nga tërmeti i fortë që goditi Myanmarin më 28 mars ka arritur në 3,354. Ndërsa 4,850 njerëz janë plagosur dhe 220 janë të zhdukur, njoftuan mediat vendase.  Kreu i juntës ushtarake në Myanmar Min Aung Hlaing, u kthye në kryeqytetin Naypyidaë pas një vizite që realizoi në Bangkok, ku mori pjesë në një samit rajonal të liderëve të Azisë Jugore dhe Juglindore.

Në Samit ai u takua me liderët e Tajlandës, Nepalit, Butanit, Sri Lankës dhe Indisë.

Ndërkohë është kërkuar që armëpushimi që u shpall nga junta pas tërmetit të bëhet i përhershëm…

Lufta civile ka zhvendosur më shumë se 3 milionë njerëz dhe pasiguria ushqimore është e përhapur, me më shumë se një të tretën e popullsisë së Mianmarit në nevojë për ndihmë humanitare, sipas OKB-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!