Tërmeti, në Lushnje dëme vetëm në shtëpi të vjetra

schedule11:25 - 22 Shtator, 2019

schedule 11:25 - 22 Shtator, 2019

Tërmeti i së shtunës ka shkaktuar dëme banesash edhe në Lushnje.  Bëhet fjale për shtëpi private kryesisht nëpër fshatra si Fiershegan, Ballagat, Ngurrëz dhe Kosove e vogël.

Dëmet përfshijnë çarje muresh të shkallës së lehtë çka do të thotë që këto shtëpi nuk rrezikojnë shembjen, por kanë nevoje për riparime. Nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa shtabet e emergjencës pranë bashkisë pasi kanë verifikuar gjendjen i kanë klasifikuar si dëmtime të lehta të objekteve të shkaktuara nga tërmeti.

“Serat na i prishi era. Ato që kishim i çuam në plasmas, këto pak që kemi do mbjellim fidanë, shtëpia do. Në të këpusim ndonjë copë serë dhe të flëm, se ku do shkojmë në vend tjetër”, u shpreh një banor.

“Komplet cepat që mbajnë shtëpinë po të thuash. Këtu nuk mund të jetosh më”, tha një banor.

/ABC News Albania 24/7