Tërmeti në Kretë, një fshat i tërë mbetet në qiell të hapur

schedule13:06 - 27 Shtator, 2021

schedule 13:06 - 27 Shtator, 2021

Më shumë se 80% e shtëpive në fshatin Arkalochori në Kretë janë dëmtuar si pasojë e tërmetit të sotëm. Banorët po jetojnë nga frika e një tërmeti edhe më të madh.

Sipas raportimeve, të gjithë banorëve u është bërë thirrje të dalin jashtë shtëpive për të shmangur çdo lloj katastrofe tjetër.

Tashmë po ngrihet një strukturë për strehimin e përkohshëm të tyre deri në riparimin e dëmeve.

“Ajo që përjetuam ishte e frikshme. Për fat të mirë ishte mëngjes dhe nuk ishte një orar kur të gjithë të ishin brenda banesave. Nëse kjo do kishte ndodhur natën gjërat mund të ishin akoma më keq”, thotë një banor.

Në total rreth 4800 banorë kanë mbetur jashtë për shkak të dëmeve në banesat e tyre. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!