Tërmeti në Kinë, 3 të vdekur dhe 27 të plagosur

schedule08:15 - 22 Maj, 2021

schedule 08:15 - 22 Maj, 2021

Një tërmet me magnitudë 6.4 i shkallës rihter tronditi provincën Yunnan në jugperëndim të Kinës të premten, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur 27 të tjerë, tha televizioni shtetëror.

Tërmeti me thellësi 8 km u pasua nga disa goditje duke shkaktuar panik. Përpos viktimave dhe të plagosurve tërmeti shkaktoi dëme të shumta, shembje shtëpish, rrëshqitje të tokës, etj, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit.

Ndërkohë që një tjetër tërmet me madhësi 7.4 tronditi gjithashtu provincën e Qinghai në Kinën perëndimore të shtunën./ Abcnews.al