Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur pasditen e së martës Kroacinë. Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra nga Petrinja. Ndërkohë që autoritetet thonë se janë ndjerë edhe lëkundje pas tërmetit.
Ndërsa një pjesë e Kroacisë ka mbetur pa energji elektrike. Po ashtu shërbimet e emergjencës bëjnë me dije se një fëmijë i bllokuar është shpëtuar. Nuk ka ende të dhëna për viktima apo të plagosur. /abcnews.al/
/abcnews.al/