Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë është regjistruar pas mesnatës në rajonin e Kalabrisë, në jug të Italisë.
Epiqendra u lokalizua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) në një thellësi prej 250 km dhe rreth 41 km në perëndim të Cosenza. Intensiteti i tërmetit ishte i tillë që u ndie në të gjithë Italinë Jugore, deri në Palermo.
Lëkundje janë raportuar gjithashtu në Napoli dhe në disa komuna të zonës së Vezuvit, si Portici, deri pranë kufijve me provincën e Salernos.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në vendin tonë, konkretisht në Vlorë. Deri më tani nuk raportohen dëme./abcnews.al


