Tërmeti i një natë më parë zgjoi edhe njeherë frikën tek qytetarët e Durrësit. Banorët lanë menjeherë banesat, ndërsa thanë për Abc.neës se frika është e madhe. Por termeti u pasua edhe men një ngjarje te rende. Roja ë një pallati humbi jetën pasi ra nga kati i dytë një pallati në ndërtim.
Tërmeti 4.9 i shkallës Rihter që goditi vendin mbrëmjen e së martës, riktheu edhe njëherë panikun te qytetarët.
Të frikësuar, banorët e Durrësit, baraktisën banesat dhe dolën në rrugë. Ata treguan se frika ishte e madhe.
“Shumë jemi trembir sa po na pushon zemra. Gjithë natën këtu do qendrojmë”, shprehet një qytetare.
Fatmirësisht nga lëkundjet e së martës në qytetin bregdetar nuk pati asnjë të lënduar apo dëme materiale.
Pas lëkundjeve të tërmetit, një ngjarje e rëndë u shënua në zonën e Currilave në qytetin bregdetar.
Aksidenti ndodhi rreth orës 23:18. Burimet bënë me dije se trupi i pajetë është gjetur tek gropa e ashensorit.
Pas ngjarjes policia ka arrestuar administratorin dhe inxhinierin e firmës, të cilët akuzohen për shkelje të kushteve të sigurisë në punë. Sipas policisë rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg./abcnews.al

