Tërmeti lëkund sërish vendin, ku ishte epiqendra

schedule08:39 - 21 Nëntor, 2019

schedule 08:39 - 21 Nëntor, 2019

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë është regjistruar në jug të vendit.

Sipas IGJEUM tërmeti ishte me epiqendër në fshatin Aliko, 6 km në Jug-Lindje të Sarandës, ndërsa  është ndjerë edhe në Delvinë, Finiq dhe Konispol.

Lëkundja është regjistruar në orën 03:07. Sakaq, deri tani nuk raportohet për dëme.

Kujtojmë se pak ditë më parë një tërmet me magnitudë 3.7 lëkundi Tiranën, duke shkaktuar edhe njëherë panik tek qytetarët.

Muajt e fundit vendit duket se nuk po gjen qetësi naga tërmetet. Lëkundje të forta janë regjistruar në Korçë, ndërsa tërmeti më i fuqishëm i dekadave të fundit goditi Tiranën dhe Durrësin më 21 shtator, duke shkaktuar dëme të shumta në banesa por edhe të lënduar në njerëz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!