TIRANË – Katër shtëpi janë dëmtuar në Zall Bastar në Tiranë, si pasojë e lëkundjeve të tërmetit të një nate më pare, me magnitudë 4.7 righter.
Lajmi konfirmohet nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në tëitter, ku shkruan se Këshilli Bashkiak i Tiranës do të akordojë ndihmë financiare për 4 shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i djeshëm në Zall Bastar.
“Ekipet e Emergjencave Civile te Bashkise Tiranë janë tashme ne fshatrat e larget te njesise Zall Bastar per te vleresuar 4 shtepite e demtuara nga termeti mbreme! Keshilli Bashkiak do te akordoje ndihmen financiare per riparimet! Mirenjohje skuadres sone profesioniste!”, shkruan Veliaj.
Mirenjohje skuadres sone profesioniste! ?? pic.twitter.com/Mpd1US5mQn
— Erion Veliaj #ECS2023 ???? (@erionveliaj) January 16, 2023