Tërmeti, Kadia: Prioritet mbetet strehimi i qytetarëve, kemi rritje në buxhet

schedule19:27 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 19:27 - 7 Dhjetor, 2022

Zv.ministri i Ekonomisë dhe Financave, Besart Kadia, i ftuar në emisionin “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ku ka folur për ndryshimet në buxhetin e vitit 2022.

Kadia tha se ndryshimi në buxhet erdhi pas perfomancës shumë të mirë që pati ekonomia shqiptare gjatë këtij viti, ku pati rritje të ardhurash.

Sipas tij rritja e të ardhurave erdhi për shkak të mbledhjes së faturave, por edhe nga rritja e çmimeve.

Kadia theksoi se qeveria ka vendosur që një pjesë të të ardhurave t’i çojë për rindërtimin, pasi strehimi i qytetarëve është primar.

Ka disa të dhëna pozitive sa i përket rritjes së eksporteve, shtatori ka qenë periudha më e vështirë pasi mendohej se çmimet e energjisë do ishin më të larta, do të kemi një rritje prej 4% të ekonomisë. Rritja erdhi për shkak të mbledhjes së faturave, por edhe për shkak të rritjes së çmimeve. Kemi mbajtur defiçitin buxhetor të njëjtë. Prioritet i qeverisë mbetet strehimi i qytetarëve pas tërmetit”, tha Kadia.

Ndërkohë Kadia vlerësoi maksimalisht Samitin BE-Ballkani Perëndimor, si dhe nënshkrimin e disa marrëveshjeve ekonomike ku Shqipëria përfiton shumë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!