Tërmeti i i 26 nëntorit, Monumentet e Kulturës që u dëmtuan

schedule10:46 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 10:46 - 6 Dhjetor, 2019

Tërmeti i 26 Nëntorit, ka shkaktuar dëme të mëdha në monumentet e kulturës. Për të folur për këtë situatë ishte sot në “Abc-ja e Mëngjesit” me Enkel Demin, Arta Dollani, drejtore e Institutit të Monumenteve.

Dollani bëri me dije se kanë psuar dëmtime, kalaja e Krujës, ajo e Prezës dhe kulla në Durrës, ndërsa është vënë perimetri i sigurisë.

Objektete dhe monumentet e Kulturës janë të dëmtuara, kulla C në Durrës, janë shkëputur pjesë. Rikuperimi i objekteve të kulturës është i ndryshëm nga ai i banimeve, merr një kohë më të gjatë.

Të sigurojmë objektin që të mos ketë më dëmtime të mëtejshme  dhe më pas të sigurojmë restaurimin. Mënyrat e ndërhyrjes janë të ndryshme.

Amfiteatri në Durrës në pamje të parë nuk duket se ka pësuar gjë, por do presim edhe ekspertë ndërkombëtarë.

Kruja hyn te grupi i vogël i monumenteve që kanë dëmtime. Kulla në kalanë e Krujws, ka probleme ka pasur çarje të mureve, rënie, çarje shumë serioze dhe kemi vendosur një perimetër sigurime. Kulla paraqet dëme shumë serioze këtë duhet ta themi, por nuk është e parikuperushme.

Kalaja e Prezë, tjetër monument që u dëmtua nga ky tërmet. Kupola e kullës u shkëput dhe një pjesë e mureve janë çarë, por paraqet dëme të të vogla. Edhe aty është vendosur një perimetër sigurie”, u shpreh Dollani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!