Është zhvilluar mbledhja e shtabit të emergjencave në Bashkinë e Klosit për të evidentuar problemet e shkaktuara nga tërmeti i mbrëmshëm.
Nga raportimet e grupeve në terren janë konstatuar të dëmtuara 8 shtëpi në Njësinë Xibër, 2 shtëpi në njësinë Gurrë dhe 12 shtëpi në Bashkinë Klos dhe fshatrat e tjerë.
Grupet e punës janë në terren për të parë dëmet ku raportojnë banorët dhe kryepleqtë e fshatrave.
Pas tërmetit 4.7 righter të orës 22:35, përgjatë gjithë natës ka patur edhe 8 pasgoditje por kanë qenë me intensitet më të ulët./abcnews.al