Tërmeti i fuqishëm në Maqedoni, reagon IGJEUM: Detaji, pse u ndje i fortë edhe në Tiranë

schedule09:04 - 11 Nëntor, 2020

schedule 09:04 - 11 Nëntor, 2020

IGJEUM ka publikuar sëfundmi të dhëna të tjera në lidhje me tërmetin me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter që tronditi mëngjesin e sotëm zonën e Mavrovës, shumë pranë kufirit shqiptar në Maqedoni.

Bëhet me dije se pati një thellësi prej vetëm 7 kilometrash duke bërë që goditja të ndjehej e fortë në sipërfaqe. Thellësia e ulët bëri që tërmeti të ndjehej në një zonë më të gjerë.

Për fat të mirë, deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz në zonën pranë epiqendrës.

Tërmeti u ndje u fortë edhe në Tiranë dhe qytetet pranë kufirit me Maqedoninë duke risjellë në mendjen e shqiptarëve lëkundjet e forta të një viti më parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!