Greqia u godit mbrëmjen e sotme nga një tërmet i fuqishëm me madhësi 5.9 i shkallës Rihter. Epiqendra u raportua 16 kilometra në jug-perëndim të Elassona, në zonën e Tyrnavos, pranë epiqendrës së tërmetit të djeshëm me madhësi 6.
Lëkundjet e forta të tokës kanë shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët. Autoritete kanë njoftuar se të gjitha shkollat në Trikala do të qëndrojnë të mbyllura nesër. Vendimi është marrë nga kryetari i Trikalës për arsye sigurie, pas tërmetit të fuqishëm që goditi zonën.
Vendimi u mor bazuar në sigurinë e nxënësve në mënyrë që komplekset shkollore të rishikohen nga inxhinierët për ndonjë dëm. g.v/abcnews.al