Tërmeti i fortë, qytetari nga Korça për “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”: Kemi gjithë natën përjashta

schedule09:08 - 23 Mars, 2023

schedule 09:08 - 23 Mars, 2023

Një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm në qytetin grek të Janinës, që ndodhet shumë pranë kufirit me Shqipërinë. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Korçë.

Në një telefonatë në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” në ABC News, një qytetar nga një fshat i Korçës, ka treguar se paslëkundjet vazhdojnë të ndjehen herë pas here.

Ai ka thënë se të gjithë qytetarët kanë të gjithë natën përjashta, pasi janë trembur nga tërmeti tragjik që ra më 6 shkurt në Turqi.

Kemi nga ora 3 pa i çerek që po bie tërmet në Korçë. Edhe tani deri para 10 minutash ka paslëkundje. Kanë qenë lekundje të herëpashershme, dëme nuk kemi.

Ishte ora 3 e natës dhe kemi gjithë natën përjashta. Pam atë të Turqisë dhe e dinim se do të bëheshe nami. Vazhdojnë lëkundjet akoma”, u shpreh qytetari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!