Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pas takimit me banorët e Unazës së Re është takuar edhe Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.
Duke përshëndetur nismën e tyre për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, Basha deklaroi se, edhe pse të sulmuar vazhdimisht nga qeveria, mbrojtësit e Teatrit Kombëtar dhe banorët e Astirit, treguan se sa të madhe e kanë zemrën.
“Pavarësisht fyerjeve, sharjeve, arrestimeve, në një ditë të zezë treguat sa të madhe e keni zemrën. Ju teatri dhe Astiri janë dy monumentet e rezistencës. Nuk po jua them për t’ju dhënë kurajo, se ju i keni dhënë kurajo të gjithëve. Me gjithë atë presion sulme, sharje, arrestime, goditje që ju kanë bërë ju prap se prap treguat sa të madhe e keni zemrën”, u shpreh Basha.