Tërmeti i 26 nëntorit, Rama në Fushë-Krujë: Ka përfunduar 45% e punës

schedule19:00 - 28 Korrik, 2020

schedule 19:00 - 28 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama, këtë të martë i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj, ishte sot në kantierin në Fushë-Krujë.

Shefi i qeverisë në fjalën e tij ka thënë se ka përfunduar afro 45% e punës me infrastrukturën e re rrugore e nëntokësore, e cila shtrihet në 10 hektarët.

Sipas kryeministrit, përveç banesave individuale e kolektive, do të ndërtohen edhe çerdhja, kopshti, shkolla, qendra shëndetësore, zyrat e shërbimeve publike, zonat e gjelbërta, si edhe një treg modern për produktet e zonës.

“Në kantierin e lagjes së re që do të ndërtohet për disa qindra familje të mbetura pa shtëpi në natën tragjike të 26 nëntorit, për të parë nga afër kryerjen e afro 45% të punës me infrastrukturën e re rrugore e nëntokësore, e cila shtrihet në 10 hektarët ku përveç banesave individuale e kolektive, do të ndërtohen edhe çerdhja, kopshti, shkolla, qendra shëndetësore, zyrat e shërbimeve publike, zonat e gjelbërta, si edhe një treg modern për produktet e zonës“, shkruan Rama.

Ministri Ahmetaj, nga ana tjetër ka deklaruar se për 4-5 javë do të fillojë edhe ndërtimi i shtëpive individuale.

Besoj këtu, për 4-5 javë në varësi të mbylljes së procesit dhe projektimit do të fillojmë me shtëpitë individuale. Kjo zonë, zona e Durrësit, Kavaja, Rrogozhina dhe një pjesë e Kurbinit. Që ti bëjmë gati dhe ti fusim në fazën e prokurimit për fazën e dytë. 128 shtëpi, familje, dhe 145 familje në pallate. Pallatet do të jenë 4-katëshe, pra jo si pallate me shumë kate“, ka thënë në fjalën e tij ministri./abcnews.al