Tërmeti, dëmtohet godina e Drejtorisë së Doganave

schedule11:24 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 11:24 - 4 Dhjetor, 2019

Tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor nuk ka kursyer as institucionet shtetërore. Dëmtime e shumta janë konstatuar në godinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, e cila ka pësuar dëmtime të mëdha strukturore. Sipas akt konstatimit të  inspektorëve të Insitutit të Ndërtimit,  kjo godinë  është jashtë funksionit.

Burime bëjnë me dije se bga drejtuesit e këtij institucioni aktualisht janë masat për evaukimin e punonjësve në godina të tjera, çka garanton mirëfunksionimin e punës dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit.

Nga DPD është miratuar “Manuali mbi mënyrën e funksionimit të sistemit doganor lidhur me deklarimin, verifikimin, kontrollin dhe çlirimin e mallrave në raste emergjence”. Është kryer transferimi i serverave pranë zyrave të AKSHI-t, si dhe është kryer zhvendosja e sektorëve kyç (VQ dhe SKAO) pranë zyrave të disponueshme në gjendje pune.

Ndërkaq, të gjitha degët doganore kufitare, edhe të brendshme, në çdo moment kanë funksionuar me kapacitete të plota./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!