TËRMETI / Dekorohen 11 efektivë: Punuam sikur të kishim familjet tona nën rrënoja

schedule16:33 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 16:33 - 20 Dhjetor, 2019

11 drejtues policie dhe punonjës të zjarrfikësve u dekoruan me “Medalje Nderi” nga Ministria e Brendshme pas sakrificës së tyre për operacionet e kërkim-shpëtimit. Artur Duli, punonjës i FNSH-s, Shkodër, tregon për ABC News se ndërhyrja e tij në Thumanë ishte njësoj sikur po shpëtonte pjesëtarët e familjes së tij edhe pse nuk kishte mjetet e duhura.

Pas gati 4 javë nga tragjedia me 51 viktima që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, Ministria e Brendshme ka dekoruar me “Medalje Nderi” 11 drejtues policie dhe efektivë të zjarrfikësve.

Dhe një ndër heronjtë e heshtur të policisë është Artur Duli punonjës i FNSH-s, Shkodër.

I thjesht dhe tejet modest, ai tregon për ABC News, shkallën e vështirësisë, që hasi kur u përball me realitetin në Thumanë.

Duli tregon se, ka nxjerrë persona të mbijetuar por edhe pa jetë nga rrënojat e pallateve.

Ne të gjithë e kemi venë veten sikur po shpëtonim njërin nga pjesëtarët e familjeve tona, edhe pse nuk kishim pajimet e duhura”, thekson punonjësi i FNSH.

Shumë persona u nxorën të gjallë edhe në Durrës. Dhe një meritë e veçantë i shkon shefit të zjarrfikëseve në Kavaje, Endri Krashta.

Me herët gjatë ceremonisë morën “Medalje Nderi” edhe kreu i Policisë së Shtetit, shefi i departamentit të Policisë Kriminale dhe drejtori i policisë Vendore Durrës. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!