VIDEO/ Banorët e Thumanës në hotelet e Shëngjinit: Jemi të harruar

schedule16:42 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 16:42 - 6 Dhjetor, 2019

Një pjesë e banorëve të Thumanës që janë strehuar në disa hotele të vogla në Shëngjin ankohen për mungesë vëmendje nga strukturat shtetërore, ndërsa thonë se nuk kanë as veshmbathje dhe ilaçe.

Banorët e Thumanës të dëmtuar nga tërmeti janë ndarë në tre hotele në Shëngjin. Vëmendja e mediave dhe institucioneve këto ditë është fokusuar tek hoteli më i madh, që strehon shumicën e këtyre banorëve.

Ndërsa dy hotelet e tjerë me më pak persona janë jashtë vëmendjes. Kamera e “ABC News” u përball me zemërimin e tyre. Askush nuk ju ka sjellë ilaçe apo rroba për tu ndërruar.

Në hotelet e Shëngjinit deri tani janë strehuar rreth 1 300 banorë të cilëve tërmeti i 8 ditëve më parë ju ka dëmtuar shtëpitë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!