10:15- Presidenti i RepublikësIlir Meta zhvilloi një bisede telefonike me Komisionerin për Ndihmat Humanitare dhe Emergjencat, Christos Stylianides.
Komisioneri Stylianides i shprehu Presidentit Meta ngushëllimet si dhe angazhimin e tij dhe të Komisionit Europian për të aktivizuar sa më shpejt ndihmat humanitare për Shqipërine ne baze te kerkesave specifike te autoriteteve shqiptare.
09:30- Presidenti i Republikës Ilir Meta bisedë telefonike me Komisionerin e BE-se për Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopoulos.
Komisioneri Avramopoulos i shprehu Presidentit Meta solidaritetin dhe gatishmërinë e strukturave te emergjencave civile europiane për të ndihmuar Shqipërinë.
Presidenti Meta e falenderoi Komisionerin Avramopoulos për solidaritetin dhe përpjekjet e tij për të sensibilizuar Komisionin Europian për të aktivizuar menjëherë ndihmat humanitare për Shqipërinë. /abcnews.al