TERMETI/ Ambasada e SHBA: Jemi të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë mike

schedule14:32 - 28 Nëntor, 2019

schedule 14:32 - 28 Nëntor, 2019

Ambasada e SHBA-së në Tiranë është solidarizuar me Shqipërinë, duke shprehur jo vetëm keqardhje por edhe mbështetje. “Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vazhdueshme të ndihmës humanitare dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo hapësirë tjetër në nevojë”, thuhet në njoftim.

Deklarata e plotë:

Në këtë përkujtim solemn të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh keqardhjen më të thellë për shkatërrimin dhe jetët e humbura nga tërmeti i 26 nëntorit. Shtetet e Bashkuara qendrojnë me vendosmëri në krah të vendit tonë mik dhe aleat, Shqipërisë. Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vazhdueshme të ndihmës humanitare dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo hapësirë tjetër në nevojë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!