Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë goditi bregun perëndimor të Japonisë.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se nuk ka paralajmërime për cunami.
Ndërkohë autoritetet thanë se pas tërmetit 6.2 ballë, është regjistruar një i dytë me magnitudë 5.1 ballë rreth dhjetë minuta më vonë.
Tërmeti u regjistrua në Prefekturën Shimane, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë.


