Tërmetet, psikiatri Demi: Ja pasojat te fëmijët dhe të rriturit

schedule21:43 - 24 Shtator, 2019

schedule 21:43 - 24 Shtator, 2019

Duke folur për tërmetin e së shtunës dhe përjetimi te fëmijët psikiatri Neli Demi, i ftuar në Provokacija është shprehur se më shumë e rëndësishme është mënyra sesi menaxhohet nga të rriturit.

“Për shumë fëmijë ka qenë eksperienca e parë dhe mënyra si reagojnë, fjalët që dëgjojnë, media influencojnë sesi ata e ingranojnë këtë eksperiencë në jetën e tyre. Shtëpia që është e sigurtë bëhet një objekt frikësues dhe bëhët me shumë frikësues sesi të rriturit e kuptojnë dhe reagojnë. Mund t’i bëjë dhe mirë, është eksperincë ku ne mësojmë, por mënyra si menaxhohet. Reagimi i këtyre individëve të rëndësishëm merr shumë rëndësi, një fëmijë që rritet i sigurt emocionalisht e përjeton qetë, një fëmijë i pasigurt që rritet në ambient të dhunshëm mund të panikohet dhe kjo lë pasoja dhe ngjarje të tilla aktivizojnë një stres postraumatik”.

I pyetur në lidhje me lajmin e rrëmë të shpërndarë në media për rënien e një tërmeti 6 ballë të dielën ën mbrëmje, psikiatri Demi thotë se çdo profesionist puna e të cilit lidhet me njerëzit duhet të dijë rreth këtyre fenomeneve, pasi në një kohë pasigurie thashethemet shndërrohen në të vërteta të besuara.

“Çdo profesionist, puna e të cilit lidhet me njerëzit duhet të dijë rreth këtyre fenomeneve. Është detyra e institucioneve për të qetësuar njerëzit dhe për t’i sqaruar. Kjo ndodhi pasi sheshet ishin mbushur me makina dhe kanë kaluar natën jashtë në makina. Reagimet influencohen dhe nga vendi ku jemi, nga besimi që ne kemi te vendi ku jetojmë, nga njohuritë që kemi, mosbesimi si është ndërtuar ky qytet. Thashethemet shndërrohen në të vërteta të besuara dhe një klimë e  qëndrueshme prej kohësh pasigurie dhe të gjithë këto elementë i fokusojnë në moment të caktuar. Produkt i injorancës dhe padijes dhe qëllimshmëria e bërjes do ishte fatkeqësia më e madhe në një shoqëri si e jona se qëllimshmëria ka brenda vetes dhe njohurinë se çfarë do ndodhë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!