Tërmet te Barcelona, Messi zgjon presidentin dhe shkarkimi është gati

schedule10:14 - 5 Shkurt, 2020

schedule 10:14 - 5 Shkurt, 2020

Ka një çështje te Barcelona dhe duhet zgjidhur menjëherë. Edhe këtë herë duke se do të fitojë Lionel Messi, për të cilin është thënë shpesh se është fuqiplotë te katalanasit. Gjithçka nisi nga një deklaratë e drejtorit sportiv, Eric Abidal.

LEXO EDHE: “Jepni emrat, ose…”, Messi fut në kolaps Barcelonën me këtë postim

Ky i fundit deklaroi se ishin lojtarët ata që e hoqën ish-trajnerin Ernesto Valverde. Abidal deklaronte për Sport se lojtarët nuk e donin dhe nuk bënin maksimumin në stërvitje.

Kjo nuk është pritur mirë nga Lionel Messi, i cili ka reaguar përmes një postimi në “Instagram” dhe ka kërkuar që të thuhen emrat e lojtarëve që nuk e kanë dashur Valverden.

Tani “RAC1” raporton se presidenti Josep Maria Bartomeu ka vendosur të rikthehet para kohe në Barcelonë (dje fluturoi drejt Belgjikës për disa takime pune) dhe të zhvillojë një takim urgjent me Abidal. Momentalisht shkarkimi i Abidal është opsioni më i mundshëm dhe mund të konfirmohet së shpejti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!