Tërmet shkatërrimtar në Turqi, 14 viktima dhe afro 300 të plagosur

schedule21:31 - 24 Janar, 2020

schedule 21:31 - 24 Janar, 2020

Ka shkuar në 14 numri i viktimave që janë nxjerrë nga rrënojat në Turqi, afro 300 të plagosur dhe shumë ndërtesa të shembura. Tërmeti i fuqishëm prej 6.8 Rihter tronditi Turqinë këtë pasdite në Elzaig, rreth 14 km larg kryeqytetit turk Ankara.

Süleyman Soylu, Ministri i Brendshëm turk, ka konfirmuar se disa persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë mbrëmjen e sotme.

Po ashtu pamje të trishta vijnë nga qyteti i Elazig në Turqi. Sikur të mos mjaftonte tërmeti, disa godina kanë shpërthyer në flakë. Sipas mediave turke, godinat kanë marrë flakë si pasojë e rrjedhjeve të gazit dhe shkëndijave elektrike pas dëmtimeve të shumta nga lëkundjet.

Ndërkohë ministri i jashtëm kosovar Behxhet Pacolli ka ofruar ndihmën e tij për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Solidaritetit të Pacollit i është bashkuar edhe Hashim Thaçi. Lajmi për solidarizimin e Kosovës është pasqyruar në gjithë mediat turke./abcnews.al