Tërmet në Greqi, sa ishte magnituda

schedule23:02 - 12 Qershor, 2024

schedule 23:02 - 12 Qershor, 2024

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Greqi. Sipas mediave në shtetin fqinj, një tërmet me magnitudë 4.9 u regjistrua në orën 22:19 në një zonë detare pranë Rodosit.

Sipas Institutit Gjeodinamik në Greqi, epiqendra e tërmetit ndodhet 10 kilometra në perëndim-jugperëndim të vendbanimit të Lindos, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 54.1 kilometra.

Lëkundjae u ndje veçanërisht në ishull. Nuk raportohet për dëme materiale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!