Tërmet në Greqi, ku ishte epiqendra

schedule07:48 - 13 Maj, 2023

schedule 07:48 - 13 Maj, 2023

Një tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter  është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune pak para orës 02:30 të mëngjesit në Atikë .

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e lëkundjes ishte 3 kilometra në veri-verilindje të Maratonës, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 5 kilometra.

Më pas, me zgjidhjen e rishikuar të Institutit Gjeodinamik, epiqendra u dha në 2 kilometra lindje-verilindje të Maratonës dhe thellësia fokale në 7.1 kilometra.

Sipas mediave greke mësohet se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në disa zona të Atikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!