Tërmet me magnitudë 7.8 godet Alaskën, alarm për cunami

schedule12:01 - 22 Korrik, 2020

schedule 12:01 - 22 Korrik, 2020

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Alaskën, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qendra e tërmetit ishte 100 km në juglindje të qytetit Perryville dhe rreth 10 km në thellësi.

Nuk dihet nëse ka të lënduar apo dëme materiale nga lëkundjet sizmike. Ndërkohë, autoritetet kanë lëshuar një alarm për cunami për jugun e Alaskës.  Ndërsa për brigjet e tjera të SHBA-së nuk ka asnjë kërcënim për cunami.

Tërmetet kanë më shumë gjasë të shkaktojnë cunami, nëse ato kanë shkallë të lartë të lëkundjeve dhe nëse qendrën e kanë më të cekët nën sipërfaqe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!