Azerbajxhani njoftoi se një tërmet me magnitudë 5,1 ballë goditi rrethin verior të vendit, Gabala.
Ministria e Situatave Emergjente e Azerbajxhanit tha në një deklaratë se tërmeti ndodhi në orën 15:13 sipas kohës lokale, në një thellësi prej 42 kilometrash.
Ministria bëri të ditur se tërmeti u regjistrua 11 kilometra në jugperëndim të stacionit sizmik të Gabalës dhe se lëkundjet u ndien në epiqendër dhe në vendbanimet përreth me intensitet nga 3 deri në 5 ballë.
“Ministria e Situatave Emergjente ende nuk ka marrë asnjë informacion për dëme materiale apo të lënduar si pasojë e tërmetit”, thuhet në deklaratë.



