Tërmet i fuqishëm në Panama, sa ishte magnituda

schedule10:03 - 25 Maj, 2023

schedule 10:03 - 25 Maj, 2023

Një tërmet me magnitudë 6.6 është regjistruar në Detin e Karaibeve, në brigjet e Kolumbisë dhe Panamasë në orën 5.05 të mëngjesit.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv) dhe Shërbimit gjeologjik të SHBA (Usgs), thellësia e tërmetit ishte 10 kilometra, me epiqendrën e tij rreth 50 km nga kontinenti, në veri-lindje të Puerto Obaldia, Panama.

Ende nuk ka raporte për dëme. Njësia Kombëtare e Menaxhimit të Rrezikut të Fatkeqësive ka përjashtuar mundësinë e një paralajmërimi për cunami për shkak të këtij tërmeti.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!