Tërmet i fuqishëm në Japoni, paralajmërim për cunami

schedule09:16 - 5 Tetor, 2023

schedule 09:16 - 5 Tetor, 2023

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.6 u regjistrua 550 kilometra në jug të Tokios, pranë ishullit Torishima, në një thellësi prej dhjetë kilometrash, sipas vlerësimit të nga Shërbimi Meteorologjik dhe Sizmologjik i Japonisë.

Shërbimi Meteorologjik dha paralajmërim për cunami.

Japonia është një nga vendet më të prekura nga tërmetet në botë. Tërmeti ndodhi në ditën kur filloi faza e dytë e hedhjes së ujit radioaktiv nga centrali bërthamor i Japonisë në Fukushima në det.

Centrali Fukushima Daiichi u shkatërrua nga cunami që shkaktoi një tërmet masiv 9.0-9.1 ballë në Paqësor më 11 mars 2011. Ai ishte tërmeti më i forti i regjistruar ndonjëherë në historinë e Japonisë dhe i katërti më i fortë i regjistruar ndonjëherë që nga viti 1900.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!