Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6 ballë Rihter është regjistruar në Indonezi të hënën, më saktësisht në pjesën veriore të ishujve Maluku, raporton agjencia Reuters.
Është njoftuar se thellësia e tërmetit ishte 168 kilometra. Banorët në Manado kanë thënë se është ndier dridhja dhe ka pasur panik. Në një video që është publikuar në rrjete sociale shihet një numër i banorëve duke dalë me vrap nga kinemaja. Nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.