Japonia vijon ende të numërojë viktima, këtë herë si pasojë e një tërmeti të fortë që ka goditur ishullin Hokaido. Numri I viktimave është tetë ndërsa të zhdukurit janë me dhjetëra.
Të paktën tetë viktima, 130 të plagodur dhe dhjetëra të zhdukur si pasojë e një tërmeti të fortë që ka goditur gjatë mbrëmjes së të mërkurës ishulin japonez të Hokaidos. Tërmeti me magnitudë 6.7 ka provokuar rrëshqitje dheu, ndërsa qeveria japoneze formoi menjëherë njësinë e krizave duke dërguar 25 mijë ushtarë në ndihmë të popullisë.
Pak minuta pas tërmetit të parë, ka qenë lëkundja e dytë ajo që ka shkaktuar më shumë dëme dhe më pas lëkundje më të vogla kanë vazhduar deri në orët e para të mëngjesit. Janë me dhjetëra banesat e shkatërruara ndërsa autoritete janë detyruar të mbyllin një impiant termik që furnizonte zonën.
Sipas mediave japoneze dhe qëndra bërthamore e Tomari është izoluar për të mbajtur në punë sistemin e ftohjes. Japonia ende po rimëkëmbej nga tajfuni Jebi, më i ashpri që ka goditur vendin në 25 vjet, i cili shkaktoi 11 viktima dhe dëme të shumta materiale./abcnews.al