Një lëkundje e fuqishme sizmike ka tronditur ishullin Lombok, në Indonezi, duke shkaktuar vdekjen e tre personave. Tërmeti ka shkaktuar edhe shumë dëme materiale, kryesisht ndërtesa që janë shembur tërësisht ose pjesërisht. Sipas mediave ndërkombëtare, lëkundja sizmike ka krijuar panik tek banorët që kanë braktisur shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë. Gjithashtu, shumica e hoteleve të ishullit, i frekuentuar nga turistë perëndimorë për shkak të rërës së bardhë dhe barrierës koralore janë evakuuar. Lëkundja me magnitudë 7 ballë është ndjerë edhe në Bali, ku gjithashtu ka patur shembje të ndërtesave dhe dëme në disa qendra tregtare. Menjëherë më pas autoritetet kanë dhënë alarmin për tsunami, por e kanë tërhequr atë pasi kanë konstatuar se rreziku kishte kaluar. /abcnews.al
Tërmet 7-ballësh në Indonezi, viktima dhe dëme materiale
schedule20:58 - 5 Gusht, 2018
schedule 20:58 - 5 Gusht, 2018