Dy të vdekur dhe mbi 240 të tjerë janë lënduar nga një tërmet i fuqishëm 6.0 ballë, që goditi perëndimin e Iranit, raportojnë mediat lokale.
Mediat lokale raportojnë se tërmeti ra në jugperëndim të qytetit Javanrud, që gjendet në provincën Kermanshah.
Tërmeti u pasua nga dy dridhje të tjera të tokës, që janë vlerësuar si mbi 4 ballë.
Irani shpesh goditet nga tërmete të fuqishme.
Në Nëntorin e vitit të kaluar, një tërmet prej 7,3 ballë goditi qytetet dhe fshatrat e provincës Kermanshah, duke vrarë të paktën 620 persona dhe plagosur mijëra të tjerë.
Ndërkaq, më 2003, nga një tërmet 6,6 ballë mbetën të vdekur 26 mijë persona dhe u shkatërrua qyteti historik, Bam. /abcnews.al