Tërmet 4.8 ballë në Shqipëri, ku ishte epiqendra

schedule22:48 - 14 Janar, 2022

schedule 22:48 - 14 Janar, 2022

Lëkundje tërmeti janë ndjerë këtë mbrëmje në Shqipëri.

EMSC bën me dije se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 ballë. Epiqendra ka qenë 17 km nga qyteti i Pukës, konkretisht në Fushë-Arrëz.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter dhe thellësia 10 km.

Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Tiranën. Po ashtu lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Kosovë. Nga tërmeti nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.

be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!